Vendosni fjalën kyçe....

Trafik i rënduar nga bllokimi i qarkullimit të mjeteve të rënda në Librazhd dhe në Hotolisht



Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme për ndalimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në hyrje të qytetit të Librazhd dhe në zonën e Hotolisht.

Sipas burimeve zyrtare, bllokimi është vendosur për arsye sigurie dhe menaxhimi të situatës rrugore të krijuar pas shembjes së rrugës tek Arrat e Gurrës, me qëllim shmangien e rreziqeve dhe garantimin e normalitetit në qarkullim.

Në terren janë vendosur patrulla të Policisë Rrugore, të cilat po ndalojnë dhe devijojnë mjetet e rënda drejt akseve alternative.

Kjo masë prek kryesisht kamionët dhe autobusët, ndërsa mjetet e tjera po qarkullojnë sipas udhëzimeve të efektivëve në terren. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve dhe operatorëve të transportit të respektojnë sinjalistikën dhe orientimet e Policisë, deri në një njoftim të dytë për normalizimin e plotë të qarkullimit.