Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore


Pas trafifikut të rënduar  për shkak të bllokimit të aksit nacional Librazhd–Përrenjas në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka reaguar dhe ka dhënë udhëzime për drejtuesit e mjeteve.

ARRSH ka publikuar listën e akseve ku mund të qarkullojnë autoveturat dhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Njoftimi i ARRSH:

Duke marrë shkas nga situata e rënduar e trafikut, si pasojë e bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas (në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”), ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.