Vendosni fjalën kyçe....

Baton Haxhiu: Më ka lodhur Gjermania; e griu Ramën


Analisti Baton Haxhiu, në një intervistë për MCN TV, kritikoi ashpër rolin e Gjermanisë në vendimmarrjet politike ndërkombëtare, duke e cilësuar atë si një nga vendet më të korruptuara aktualisht.

“Mendoj që  Gjermania është  një  prej vendeve më  të  korruptuara në  këtë  moment dhe është  ndoshta nga kryesorët që  vendos kush duhet të  hyjë  apo jo. Nuk është  etike cfarë  bën Gjermania dhe mendoj që  ka ardhur koha që  këto gjëra që  kanë  të bëjnë  për një person të mos jenë  faktorë  sepse na kanë  lodhur me gjëra pa lidhje.”

Ai shtoi se ish-kryeministri apo kancelari gjerman ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me presidentin Vladimir Putin.

“Dorën në  zemër i gjithë  shteti gjerman, ish-kryeministri ose kancelari gjerman ka punuar për Putinin që  kaq kohë”, u shpreh Haxhiu.