
Kryedemokrati u shfaq para parlamentit bashkë me deputetët demokratët e protestuesit teksa tha se kryeqyteti është në duart e protestuesve paqësorë ndërkohë që regjimi i Edi Ramës është strukur.
Ai akuzoi policinë se po përdor mjete të ndaluara me ligj ndaj protestuesve paqësorë.
“Tirana është në duart e protestuesve paqësorë. Regjimi është strukur dhe përdor mjete të ndaluara me ligj kundër protestuesve paqësorë. Ne jemi në fushë betejë. Kjo gjë përkundrazi, vetëm sa e shton makthin e regjimit.” – tha Berisha.