Vendosni fjalën kyçe....

“Qytetarë zgjohuni, nuk kërkojmë asgjë tjetër veç zgjedhje të lira e ndershme” – Hasimja


Aktivisisti Ermal Hasimja u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në shesh kundër qeverisë së kryeministrit Rama.

Në fjalën e tij para mijëra qytetarëve të mbledhur në buleardin “Dëshmorët e Kombit”, ai tha se qytetarët duhet të bashkohen për të bërë rezistencë për të arritur kushtin minimal për zgjedhje të lira e të ndershme.

“Shpresa nuk vjen nga përtej oqeanit, as me helikopter, Ejani ta krijojmë këtu rezistencën, në këtë shesh. Njerëz të ndershëm e sidomos ju intelektualë, asnjë ndryshim nuk ka ardhur nga kolltuqet a nga kafet. Nëse mendoni se poilitika është e pisët keni shumë të drejtë, sepse të ndershmit u hapin rrugen të pandershmëve. Ndryshimi kërkon sakrifica. Nëse nuk ju pëlqejnë këto parti që janë këtu, bëjeni vetë një pari tuajën. Qytetarë e di që jeni të zhgënjyer nga politikanët dhe nuk i besoni më askujt, por bashkohuni me ne që të arrijmë kushtin minimal, zgjedhje të lira e ndershme. Bashkohuni me ne në mbështetje të prokurorëve e gjykatësve që i nxorrën bojën kësaj qeverie.” – tha ndër të tjera Hasimja.