Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me thikë në Tiranë


Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në zonën e Kombinatit, në Tiranë. I riu është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e konfliktit që çoi në plagosje.

“Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë.