
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, prezantoi një nismë të presidentit amerikan Trump që do u kërkonte qytetarëve të paraqesin një kartë identiteti për të votuar, ndryshe nga sa funksionuar më herët.
Në një konferencë shtypi ajo tha se nëse duhet kartë identiteti për të blerë alkool apo për të marrë libër në bibliotekë, do duhet një e tillë edhe për të votuar.
“Ju duhet një mjet identifikimi për të shkuar dhe për të blerë alkool. Ju duhet një mjet identifikimi për të shkuar në bibliotekë dhe për të marrë një libër. Prandaj, Presidenti mendon se duhet të keni një mjet identifikimi për të votuar në zgjedhjet e kombit tonë.” – tha Leavitt.