
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vlerësoi garancitë që presidenti amerikan Trump i ofroi Kosovës në raport me Serbinë. Ajo shkruan se Kosova ndjeu sot peshën e garancisë amerikane.
“Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane! Faleminderit, President Trump!” – shkruan ajo në Facebook.
Osmani ishte pjesë e një grupi kryeministrash e presidentësh nga vende të ndryshme të botës që u ftuan nga Shtëpia e Bardhë për të qenë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën i themeluar nga Trump.
Duke folur për parandalimin e luftërave në botë, Trump iu drejtua presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes me fjalët se “nëse nuk ia dilni në raportet me Serbinë, më thirrni dhe ne do ta zgjidhim”.


