Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Shqipëria t’i paguajë 1 miliard euro për bordin e paqes së Trump, më mirë se t’i vjedhë Balluku


Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha se është gjë e mirë që Shqipëria është pjesë e Bordit të Paqes së Trump ndërsa pohoi se Tirana zyrtare duhet të paguajë shumë prej 1 miliard dollarësh për këtë bord në vend se t’i vjedhë zv.kryeministrja Balluku.

Po kështu ai vlerësoi faktin që në takim u fol për Kosovën dhe gjyqin ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Unë them që është shumë mirë që Shqipëria është pjesë e Bordit të Paqes. Kam dëgjuar edhe diskutimin që të paguhet 1 miliard euro për të qenë pjesë. Unë them le të paguhet. Këtu nuk po flitet për një 1 miliard euro që vjedh Balluku dhe paskan problem që të shkojnë 1 miliard euro për të qenë pjesë e një bordi për paqen. PS e shiti se do bënte takim me Trump, tha Taulant Balla prisni se do ketë takim Rama me Trump në orën 16:00 dhe takimi ishte me 200 të tjerë. Pra nuk kishte takim. Problemi i shqiptarëve nuk është kush shkon ta takojë, sepse edhe Belind Këlliçi e ka takuar dhe vetëm. Por më pëlqeu shumë që u fol për Kosovën dhe rastin konkret. Sepse vetë kërkesa për dënim që i bëjnë çlirimtarëve të Kosovës është jashtëligjore. Kjo shumë mirë që u fol. Por tentativa e Ramës për ta shitur se nuk ka problem se vjedh Belinda sepse unë jam këtu. Nuk ka problem që kemi Ergys Agasin dhe kemi krimin në shtëpi sepse unë jam këtu. Dhe unë nuk jam hajdut sepse jam këtu”, tha Balliu.