Vendosni fjalën kyçe....

U goditën nga orteku, humbin jetën 8 skiatorë në SHBA


Të paktën tetë skiatorë kanë humbur jetën nga një ortek në malet Sierra Nevada të Kalifornisë, ndërsa një i nëntë supozohet i vdekur, deklaruan autoritetet të mërkurën, duke e bërë këtë tragjedi një nga më vdekjeprurëset në historinë e SHBA-së.

Kipet e shpëtimit arritën të gjenin gjashtë të mbijetuar mes një stuhie të fortë dimërore që ka sjellë disa metra dëborë të freskët në lartësitë e Sierra Nevadas ditët e fundit.

Orteku, me gjatësinë e një fushë futbolli, sipas autoriteteve, goditi në zonën Castle Peak të Truckee, Kaliforni, rreth 17 kilometra në veri të Liqenit Tahoe, rreth orës 11:30 paradite, duke përfshirë një grup skiatorësh që po përfundonin një ekskursion treditor me udhërrëfyes.

Një nga skiatorët e shpëtuar po trajtohet ende në spital me lëndime që nuk i rrezikojnë jetën, tha Sherifja e kontesë Nevada, Shannan Moon, në një konferencë për shtyp pasditen e së mërkurës, shkruan Reuters.

Të mbijetuarit ishin strehuar në një vendstrehim të improvizuar, të ndërtuar pjesërisht me çarçafë mushamaje, dhe komunikuan me shpëtimtarët përmes fenerëve të radios dhe SMS-ve.

Dy ekipe shpëtimi me gjithsej rreth 50 anëtarë u dërguan nga qendra e skive Boreal Mountain dhe qendra e aventurave Alder Creek në Tahoe Donner, duke iu afruar zonës së ortekut nga jugut dhe veriu.