Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria në Bordin e Paqes, McAllister: Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve të BE


Kreu i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, komentoi vendimin e Shqipërisë për të marrë pjesë në Bordin e Paqes, duke theksuar se nuk flet në emër të të 27 vendeve të BE-së.

Ai tha se shumica e shteteve anëtare nuk janë të interesuara të marrin pjesë në këtë nismë dhe se edhe brenda Parlamentit Evropian ka mendime të ndara pro dhe kundër. 

“Jemi në dijeni për vendimin për të marrë pjesë në Bordin e Paqes. Nuk mund të flas në emër të 27 vendeve të BE, është aty ka disa shtete që do marrin pjesë në bordin e paqes.

Shumica e shteteve të BE nuk janë të interesuar për të marrë pjesë, i pyetëm kolegët tanë përse është marrë ky vendim dhe është kuptuar që është një vendim që mbështetet si nga shumica dhe nga opozita, edhe në delegacionin tonë ka mendime të ndryshme dhe për Bordin e Paqes ka nga ata që janë por, ka nga ata që janë kundër, tek e fundit kjo është demokracia”, tha McAllister.