Vendosni fjalën kyçe....

E përplas makina, humb jetën 70-vjeçari në rrugën Fier-Lushnjë


Një 70-vjeçar ma gjetur vdekjen pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Fier-Lushnjë.

Drejtuesi i mjetit, 52-vjeçari me iniciala G.Sh. është shoqëruar në polici.

Njoftimi

“Lushnjë / Informacion paraprak-Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. M., rreth 70 vjeç, i cili, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”