Vendosni fjalën kyçe....

PSG, Real Madrid e Dortmund pa gabime, “me një këmbë” në çerekfinale


PSG-ja ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pas fitores në fushën e Monakos në derbin francez. Parisienët fituan 3-2 dhe në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave shkojnë më të qetë.

Edhe Reali i Madridit është me një këmbë në turin tjetër pas suksesit 1-0 në fushën e Benfikës. Golin e vetëm të takimit e shënoi Vini Jr. në minutën e 50’ ndërsa duhet thënë se trajneri i portugezëve Mourinjo u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 85’.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Dortmund triumfoi ndaj Atalantës 2-0 në shtëpi, një rezultat mjaft i mirë por që nuk e mbyll plotësisht çështjen e kualifikimit pasi italianët do provojnë gjithçka pas një jave.