Vendosni fjalën kyçe....

“Drejtësi, jo politikë”- Protestë në Prishtinë për krerët e UÇK-së


Në Prishtinë ka nisur marshimi qytetar “Drejtësi, jo politikë”, për të shprehur mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Qytetarë, përkrahës të UÇK-së dhe shoqëria civile kanë zbarkuar në qendër të Prishtinës, ku protestojnë kundër pretencës së Gjykatës së Hagës, e cila kërkoi 45 vite burg për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqin.

 

Me moton ‘Drejtësi, jo politikë’ rruga kryesore e Prishtinës është mbushur plot me protestues, të cilët kërkojnë lirimin e 4 politikanëve, ndër të cilët janë edhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, si dhe djemtë e Kadri Veselit..

Në protestë janë parë figura të larta të politikës kosovare, mes tyre dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Po ashtu në protestë është dhe Ali Ahmeti dhe përfaqësues të politikës shqiptare, Taulant Balla dhe Ulsi Manja.