
Në Prishtinë u mbajt sot parada solemne e trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ceremonia tradicionale u zhvillua në shenjë nderimi për këtë ditë historike për mbarë kombin shqiptar.
Kosova shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008, në orën 15:39, në Kuvendi i Prishtinës, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme ku morën pjesë 109 nga 120 deputetë, duke e shpallur vendin shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.