Vendosni fjalën kyçe....

Astronautët mund të marrin me vete celularët në misionet e ardhshme hapësinore


Astronautët mund të kenë së shpejti një luks të ri në misionet hapësinore: përdorimin e telefonave inteligjentë personalë, madje edhe në fluturime përtej orbitës së Hënës. Administratori i NASA-s Jared Isaacman ka njoftuar se ekuipazhet e ardhshme do lejohen të marrin me vete telefonët në misione të caktuara.

Historikisht, agjencia hapësinore amerikane nuk është përballur me këtë çështje, pasi është themeluar përpara shpikjes së telefonave celularë. Edhe pasi teknologjia u bë e zakonshme, astronautët kanë përdorur vetëm kanalet zyrtare të komunikimit për të kontaktuar me familjarët. Ata mbështeten në “Space Network” të NASA-s, një sistem satelitësh komunikimi që siguron transmetim pothuajse të vazhdueshëm mes anijeve hapësinore dhe Tokës.

Sipas shpjegimeve të NASA-s, përpara krijimit të këtij rrjeti, komunikimi ishte i mundur vetëm kur anija ndodhej brenda fushëpamjes së një antene tokësore, duke kufizuar kontaktin në më pak se 15 minuta për çdo 90 minuta orbitë.

Me miratimin e telefonave, pajisjet do përdoren për fotografi dhe komunikim, ndërsa procesi i certifikimit të harduerit për fluturim hapësinor është përshpejtuar për të integruar teknologji moderne në bord. Sipas Isaacman, kjo qasje më dinamike ndaj pajisjeve do ta ndihmojë NASA-n në misionet shkencore me vlerë të lartë, si në orbitë ashtu edhe në eksplorimin hënor, shkruan Ifl.