
Drejtori për Evropën dhe Azinë në DASH për Çështjet e Narkotikëve Mark Tervakoski është takuar me ministrat e Brendshëm, të Drejtësisë, kreun e SPAK dhe atë të BKH-së.
Në njoftimin e ambasadës amerikane për takimet theksohet se SHBA-ja është e përqendruar për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët, kërcënojnë kufijtë dhe cenojnë sigurinë kombëtare.
“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare.” – thuhet në njoftimn e ambasadës në Facebook.



