Vendosni fjalën kyçe....

Kapën dy të rinjtë për vjedhje në Kamëz, zbardhen edhe dy ngjarje të tjera



Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës pas një serie vjedhjesh në Kamëz. Sipas policisë, shtetasit A.S., 21 vjeç, dhe një 18-vjeçar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.

21-vjeçari rezulton të ketë precedent penal për vjedhje. Falë veprimeve hetimore të shpejta, policia ka arritur të identifikojë dhe dokumentojë edhe autorësinë e dy vjedhjeve të tjera të kryera më parë nga të njëjtit shtetas, konkretisht më 18 nëntor 2025 dhe 29 janar 2026, ku dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në dy biznese të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz organizuan operacionin “Together”, duke mundësuar lokalizimin dhe arrestimin e autorëve. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.