
Gjykata e Durrësit, ka verifikuar masat për 20 të arrestuarit për trafikim të mbetjeve të rrezikshme të “Kurum”.
Gjykata ka lënë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie dhe 7 detyrim paraqitje.
8 masat arrest me burg u dhanë për: Shaban Hysenin, Mikail Hilën, Nazif Bajramin, Andon Priftin, Indrit Likajn, Edmond Vodën, Florian Çomon, Gazmend Sinën.
7 masa detyrim paraqitje u caktuan për: Julian Kapedanin, Arta Dollanin, Marjeta Përlalan, Kledina Skëndon, Bujana Tonçiçan, Elis Mellonashin, Iva Musën.
5 persona u lanë me masën arrest në shtëpi: Rami Buga, Mirjeta Zotaj, Helidon Lila, Shkëlqim Jakupi, Kejqi Ahmetaj.
102 kontejnerë me mbetjet e rrezikshme të ‘Kurum’, me peshë 2800 tonë u kthyen nga Tajlanda në tetor 2024.