
Lubi Balluku ia ka bërë benë Edi Ramës, tha kreu i PD-së Berisha gjatë një takimi me demokratët e Tiranës.
Ai tha se Balluku ka shkëmbyer mesazhe me gjyqtarët gjithë ditën e sotme lidhur me çështjen e saj. Ai tha se PD-ja nuk do tërhiqet po do bëjë çmos për të shpëtuar vendin.
“Ajo ia ka bërë benë. Sot ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit, duke çuar mesazhe, në mënyrë që të marrin vendimin që morën. Ky është zhvillimi më i fundit dhe unë nuk mund ta injoroja. Pra është një thirrje e madhe për ne, një gjë duhet tju rikujtoj. Në këtë situatë, shpresa e vetme jemi ne. Shpesh me të drejtë thonë jo njerëzit nuk kanë shpresë. Nuk ka moment më kritik. Nuk ka moment që të mund të tejkalojë se çfarë interesash janë të gatshëm të shkelmojnë këta antishqiptarë, kjo bandë kriminale për pasurimin e vet, për interesat e veta, për lëkurën e vet. Fatin e një populli duan ta shkelmojnë duke besuar se nuk ekziston askush në këtë vend, përveç atyre. Por ja që jemi ne dhe vijmë më te betuar se kurrë se nuk do ua falim për asnjë çmim, për asnjë arsye.”