Vendosni fjalën kyçe....

Krujë/ Në kërkim për kultivim të 136 bimëve narkotike, arrestohet 39-vjeçari


Krujë – Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike ka rënë në prangat e policisë së Krujës.

Sipas njoftimit dyshohet se në maj të vitit të kaluar, ka kultivuar 136 bimë narkotike në fshatin Ranxë, Fushë Krujë.

 “Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për vepra penale të ndryshme, shërbimet e Komisariatit të  Policisë Krujë vunë në pranga autorin e dyshuar të një rasti kultivimi, shtetasin A. H., 39 vjeç.

Gjykata i ka caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Ky shtetas dyshohet se në muajin maj të vitit të shkuar, ka kultivuar 136 bimë narkotike, në fshatin Ranxë, Fushë Krujë”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.