Vendosni fjalën kyçe....

Nga nesër priten shira me intensitet të lartë në Durrës


Duke nisur nga dita e nesërme, pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike.

Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë periudhës 6 shkurt – 10 shkurt parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë në zonën e qarkut Durrës, të cilat mund të sjellin vështirësi dhe situata problematike.

Pak javë më parë, disa orë shi çuan në një përmbytje të rëndë të bizneseve e banesave, ndërsa nuk dihet se çfarë masash janë marrë që kjo të mos përsëritet.