Vendosni fjalën kyçe....

Besart Xhaferri bashkohet me qytetarët, Lapaj akuzon Ramën dhe Ballukun për presion ndaj drejtësisë


Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka marre pjesë në protestën kombëtare të organizuar nga Adriatik Lapaj, e cila po zhvillohet këtë mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe zv/kryeministren Belinda Balluku për presion ndaj Prokurorisë së Posaçme, që po heton Ballukun për veprën penale “shkelje e barazisë në tenderë”.

“Sot jemi në ditën 55 të qëndresës në goditën që do mbahet si godina e zaptuar. Kësaj qeverie po i dalin skandalet dhe i marrë peng Edi Rama po dëshmon se rreshtimin në krahë të drejtësisë e kishte vetëm fasad.

Ai dy ditë më parë ishte në Divjakë dhe në krah kishte Ballukun si karshillëk që i bën drejtësisë, duke i thënë se kot sa lodheni sepse unë e ka marrë në mbrojtje.

Ai me Belindën në krah i bënte sfidë SHBA që i kanë shpallur luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sot të gjithë bashkë kundër Edi Ramës që mban në krah Belindën”, tha ai.