Vendosni fjalën kyçe....

Ngadalësohet rritja nga ajri në 2025, fluturuan 11.6 milionë pasagjerë, dobët dhe porti i Durrësit


Në vitin 20255, nga dhe drejt Aeroporit të Rinasit kanë fluturuar 11.6 milionë pasagjerë, sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, duke shënuar nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë. Në krahasim me një vit më parë, numri i pasagjerëve u rrit me 8.7%.

Por, pavarësisht rekordit të numrit të pasagjerëve, ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me një vit më parë, kur në 2024-n fluturuan 10.7 milionë pasagjerë, me një rritje prej 47% më bazë vjetore.

Edhe në Porte, rritja e pasagjerëve ka qenë e dobët, sidomos në Portin e Durrësit, me një shtim prej 2.2%.

Transporti ajror

Sipas INSTAT, në transportin ajror, gjatë tremujorit të katërt 2025, kanë operuar 28 shoqëri.

ajrore, nga këto 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 89.257 avionë, nga të cilët 82,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve. Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 743 ton, nga të cilat 72,4 % janë mallra të hyrë dhe 27,6 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 18,9 %.

Në tremujorin e katërt 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 9,5 %.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër, në tremujorin e katërt 2025, është 545 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 8,8 %.

Volumi i mallrave të importuara me ajër, në tremujorin e katërt 2025, zë 0,03 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Portet, transporti i udhëtarëve rritet më shumë nga Vlora e Saranda

Në Shqipëri operojnë katër porte detare, të cilët shërbejnë për transport mallrash:

Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend, prej të cilit, gjatë tremujorit të katërt 2025, janë transportuar 93,8 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.999 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nëpërmjet rrugëve detare, sipas klasifikimit NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e katërt 2025, paraqiten si më poshtë:

Grupi i mallrave ” Koks dhe produktet e rafinuara të naftës ” përbën 15,2 % të mallrave të transportuara nga portet;

Grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 12,5 % të mallrave të transportuara nga portet;

Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 12,2 % të mallrave të transportuara nga portet;

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 268 anije, nga këto 253 anije janë të huaja dhe 15 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 0,8 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 7,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2024.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e katërt 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 221.628 persona në tremujorin e katërt.

Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 61,9 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 30,8 % dhe më pas porti i Vlorës me 7,3 %.

Në vitin 2025, volumi i pasagjerëve në portet shqiptare u rrit me rreth 101 mijë persona krahasuar me vitin 2024, duke arritur në gati 1.7 milion pasagjerë, ose një rritje vjetore prej 6.3%. Rritja ka ardhur kryesisht nga portet turistike të Sarandës dhe Vlorës, me Sarandën që ka pasur fluksin më të madh gjatë sezonit veror, ndërsa Porti i Durrësit ka shënuar një zgjerim më të kufizuar, me rreth 16.6 mijë pasagjerë më shumë, ose 2.1% në krahasim me një vit më parë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor