
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:15 në aksin rrugor Shishtavec–Kukës, ku një automjet ka përplasur një këmbësore.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi G. N., 30 vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar shtetasen Sh. N., 49 vjeçe, banuese në Kukës, e cila po lëvizte në këmbë.
Si pasojë e përplasjes, e dëmtuara është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.