Vendosni fjalën kyçe....

Salianji takim në Himarë: Demokratët duhet të vendosin, kryesia po piloton njerëz pa dëgjuar anëtarët


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me demokratë e qytetarë të Himarës.

Gjatë bashkëbisedimit Salianji tha se PD-ja duhet të jetë modeli i epërsisë morale krahasuar me qeverinë.

Sipas tij, është e papranueshme që drejtuesit e selisë blu  të shkatërrojnë garat, të caktojnë kryetarë pa pyetur fare anëtarësinë dhe ta përjashtojnë këtë të fundit nga vendimmarrja.

Në fund Salianji shkruan se demokratët duhet të dëgjohen e të vendosin.

“Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.

Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë atë nga vendimmarrja.

Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.

Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.

Ata janë pronarët e vërtetë të Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.”