
Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë në Sarandë pas një konflikti mes disa shtetasve, të ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Baba Rexhep”.
Të plagosur kanë mbetur Enea Qorri dhe Arnest Gjoncaj, të cilët janë transportuar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Sarandës njoftoi se, pas veprimeve të shpejta hetimore, janë arrestuar shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi F. Gj. (Florian Gjoncaj).
Sipas policisë, shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. dyshohet se kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q. Si pasojë e dhunës, janë dëmtuar E. Q. dhe A. Gj., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon punën për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.