
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Sriram Krishnan, ka qenë i rëndësishëm për ndërhyrjen e administratës amerikane në fushën e inteligjencës artificiale
Gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, Donald Trump ndaloi vëmendjen te Sriram Krishnan.
“Njerëzit më pyesin se kush dreqin është ky,” tha presidenti amerikan.
“Megjithatë, pa të, gjërat veçanërisht në fushën e Inteligjencës Artificiale…nuk do funksiononin siç duhet.”
Para se të emërohej këshilltar i Trump-it për AI në dhjetor 2024, Krishnan ishte një inxhinier dhe investitor kapitali (venture capitalist) relativisht i panjohur jashtë Silicon Valley. Gjatë vitit të fundit, ai ka luajtur një rol kyç në formësimin e qasjes “dorëlehtë” të administratës Trump ndaj rregullimit të teknologjisë, sipas burimeve në Uashington dhe investitorëve në Bregun Perëndimor.
Ndër kontributet e tij përfshihen hartimi i një ligji kundër asaj që quhet “AI woke”, ndikimi në rregullat e reja për eksportet e çipave drejt Kinës dhe pjesëmarrja në përgatitjen e një urdhri ekzekutiv që synon të frenojë rregullimin e teknologjisë në nivel shtetëror.
Një person i njohur me bindjet e tij tha se Krishnan motivohet nga dëshira për të “luftuar Kinën dhe skeptikët e Inteligjencës Artificiale”. Të tjerë theksojnë se një ambicie personale është të jetë “në dhomën ku merren vendimet”.
Në një periudhë kur teknologjia është bërë thelbësore për sigurinë kombëtare dhe zhvillimin ekonomik, 42-vjeçari shihet si “nyja lidhëse mes Silicon Valley dhe Uashingtonit”, sipas Brad Gerstner, themelues i firmës investuese Altimeter. Ky rol i ka sjellë vlerësime në qarqet teknologjike, por edhe kritika nga republikanë që e shohin atë si simbol të përpjekjeve të Silicon Valley për të përvetësuar axhendën e Trump-it.

Nga e majta, këshilltari i inteligjencës artificiale Sriram Krishnan në Zyrën Ovale me Ted Cruz, Donald Trump dhe Howard Lutnick
I lindur dhe i arsimuar në Chennai të Indisë, Krishnan u zhvendos në Kaliforni në mesin e viteve 2000 për të punuar në Microsoft, përpara se të drejtonte ekipe produktesh në kompani të mëdha të mediave sociale si Facebook, Twitter dhe Snap.
Me kalimin e kohës, ai ndërtoi marrëdhënie të forta me elitën e Silicon Valley. Elon Musk dhe Mark Zuckerberg ishin ndër të ftuarit e parë në “The Good Time Show”, podcast-in që Krishnan dhe bashkëshortja e tij, Aarthi Ramamurthy, nisën në vitin 2020.
Ai e ka përdorur rrjetin e tij të kontakteve me efikasitet të madh. Krishnan është pjesë e dhjetëra bisedave në grupe Signal dhe WhatsApp, ku bashkon drejtues teknologjie rreth qëndrimeve politike të Trump-it.
Si adhurues i mundjes profesioniste, ai ndihmoi në organizimin e një takimi në Shtëpinë e Bardhë verën e kaluar mes Trump-it dhe yllit të WWE-së, Paul Levesque, i njohur si Triple H. Po ashtu, në vitin 2024, ai ndërmjetësoi lidhjen mes ish-kryeministrit britanik Boris Johnson dhe Elon Musk.
Kur Musk bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në vitin 2022, ai e ftoi Krishnan-in të bëhej pjesë e një rrethi të ngushtë besnikësh në një “dhomë lufte” sekrete për transformimin e kompanisë. Në këtë grup ishte edhe investitori David Sacks, i cili sot mban rolin e “carit” të Trump-it për Inteligjencën Artificiale dhe kriptomonedhat. Pikërisht Sacks luajti një rol vendimtar në bindjen e Krishnan-it për t’iu bashkuar administratës në vitin 2024.
Qasja pro-teknologjike e firmës “Andreessen Horowitz” ka gjetur terren të favorshëm në Capitol Hill gjatë mandatit të dytë të Trump-it. Bashkëthemeluesi i saj, miliarderi Marc Andreessen, kontribuoi në rekrutimin e kandidatëve për Departamentin e Efiçencës Qeveritare të drejtuar nga Musk.

Ylli i WWE, Paul Levesque, i njohur edhe si Triple H, në Shtëpinë e Bardhë verën e kaluar. Sipas njerëzve që kanë dijeni për çështjen, Sriram Krishnan ndihmoi në ndërmjetësimin e takimit
Në vitin 2023, Andreessen e dërgoi Krishnan-in në Londër për të hapur një zyrë në Mbretërinë e Bashkuar, me synimin që qeveria britanike të adoptonte një qasje më fleksibile ndaj rregullimit teknologjik, veçanërisht për kriptomonedhat, si kundërpeshë ndaj politikave më të ashpra të administratës Biden.
“Ai është një kortezh i shkëlqyer. Bëri një punë të jashtëzakonshme duke i dhënë Marc Andreessen-it atë që kërkonte dhe po tregon të njëjtën aftësi edhe në administratë,” tha një sipërmarrës që ka punuar me të. “Është shumë i aftë në kuptimin dhe përshtatjen e zërit të shefit të tij.”
Megjithatë, profili i tij në Silicon Valley e ka shndërruar në objekt kritikash nga lëvizja MAGA. Pas emërimit, Krishnan u përball me kërcënime me vdekje për shkak të mbështetjes së tij për emigracionin e kualifikuar në SHBA.
Trump e ka bërë fitimin e garës globale të AI-së një objektiv qendror të presidencës së tij, duke shfuqizuar kufizimet e vendosura gjatë epokës Biden mbi “përdorimin e papërgjegjshëm” të teknologjisë. Krishnan ka shkruar pjesë thelbësore të planit të veprimit të presidentit për reduktimin e burokracisë.

Influencuesja e revistës Laura Loomer e denoncoi Sriram Krishnanin si një “të majtë karriere”
Në kuadër të këtij plani u nxor edhe një urdhër ekzekutiv kundër “AI-së woke”, i cili ndalon agjencitë federale të blejnë modele që, sipas administratës, sakrifikojnë të vërtetën për qëllime ideologjike.
Krishnan ka punuar gjithashtu për të adresuar shqetësimet e të dyja kampeve politike. Së bashku me Sacks dhe Howard Lutnick, ai ndihmoi në krijimin e hapësirës që kompani amerikane të çipave, si Nvidia, të shesin më shumë produkte në Lindjen e Mesme dhe Kinë, me bindjen se eksporti i teknologjive më të vjetra do të ngadalësonte përpjekjet e Kinës për pavarësi teknologjike.
Ndryshe nga Sacks, i cili shpesh është më polemik, Krishnan parapëlqen të fokusohet te hartimi i politikave (policy) dhe jo te politizimi. Megjithatë, kjo qasje pritet të vihet në provë, pasi grupet e punës dhe ungjillorët kristianë brenda bazës së Trump-it kanë nisur të shprehin shqetësime për ndikimin e Inteligjencës Artificiale në punësim dhe strukturën familjare, shkruan Financial Times.
Siç u shpreh një sipërmarrës: “Në botën e teknologjisë vlerësohet mendimi i pavarur, por në diplomaci askush nuk pret që pikëpamjet personale të diplomatëve të bëhen publike.”