Vendosni fjalën kyçe....

Ari kalon për herë të parë vlerën 5,300 dollarë


Çmimet e arit u rritën mbi 5,300 dollarë për onz për herë të parë të mërkurën, të nxitura nga pasiguria ekonomike dhe dobësimi i dollarit amerikan, ndërsa investitorët prisnin vendimin e Rezervës Federale mbi politikat monetare mes shqetësimeve në rritje për pavarësinë e këtij institucioni.

Ari në tregun e lirë u rrit me 1.9% në vlerën 5,289.48 dollarë për onz pasi preku rekordin prej 5,311.31 dollarësh, ndërkohë që çmimet kishin fituar më shumë se 3% në sesionin e kaluar, shruan Reuters.

Kontratat e së ardhmes për arin në SHBA për dërgesat e shkurtit u rritën me 4% në 5,286.50 dollarë për onz. Ndërkohë, indeksi i dollarit amerikan qëndroi pranë niveleve më të ulëta të katër viteve të fundit, duke e bërë arin e vlerësuar me dollar më të lirë për blerësit e huaj.