Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca në GJKKO për vartësin e Ballukut, Evis Berberi


Është shtyrë për në datën 9 shkurt seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme për ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi.

Berberi, një nga vartësit e zv/kryeministre Belinda Balluku, u arrestua më 14 mars 2024, nën akuzë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Po ashtu, edhe Belinda Balluku është e akuzuar nga SPAK, ndërsa prokuroria ka kërkuar edhe pezullimin e saj nga detyra dhe më pas arrestimin e saj.

Sipas SPAK, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e miliona eurove.

 

Skema

SPAK ka dyshime se shumat Berberi fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas SPAK, kompania zotërohej prej Berberit.

Po kështu SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARSH, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.

Hetimet kanë zbuluar se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme.

Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie. Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga zoti Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e zotit Berberi. Bëhet fjalë për prokurime publike me një vlerë totale prej mbi 2.7 milion euro me tvsh.