Vendosni fjalën kyçe....

Skiatorja Lara Colturi skualifikohet në Çeki, mbetet e gjashta në renditjen e Kupës së Botës



Fundjava në Çeki nuk ka përfunduar në mënyrën e dëshiruar për skiatoren italo-shqiptare Lara Colturi. Ajo u skualifikua mëngjesin e sotëm në zbritjen e parë të disiplinës së Slalomit, e vlefshme për Kupën e Botës, që po zhvillohet në pistën e Spindleruv Mlyn.

Sipas informacioneve, gjendja fizike nuk i ka lejuar Colturit të garojë në formën e saj optimale. Gjatë zbritjes së parë, ajo gaboi në interpretimin e pistës, çka çoi në skualifikimin e saj nga gara.

Pavarësisht këtij episodi, Lara Colturi vijon të mbajë një pozicion të rëndësishëm në renditjen e përgjithshme të Slalomit në Kupën e Botës, ku aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë.

Ndërkohë, të shtunën, skiatorja italo-shqiptare ishte renditur në vendin e 12-të në disiplinën e Slalomit Gjigant, duke mbyllur kështu një fundjavë me rezultate të luhatshme në etapën çeke të Kupës së Botës.