Vendosni fjalën kyçe....

Si e zbuloi thesarin 6.3 milionë dollarësh duke kërkuar çekiçin e humbur burri në Britani


Në vitin 1992, një burrë që po kërkonte një çekiç të humbur në Suffolk, Britani e Madhe, gjeti një arkë të lashtë që përmbante një thesar me vlerë rreth 1.75 milionë stwrlina (rreth 4.7 milionë stwrlina sot ose 6.3 milionë dollarë sot).

Në nëntor të vitit 1992, fermeri i Hoxne-s, Peter Whatling, humbi çekanin e tij dhe kërkoi ndihmën e një miku për ta gjetur. Eric Lawes ishte një kopshtar në pension dhe kërkues amator i metaleve, i cili pranoi me kënaqësi të dilte në fusha për të nisur kërkimin.

Më 16 nëntor, Lawes gjeti një numër objektesh, përfshirë monedha të lashta dhe lugë. Në vend që të ia mbathte drejt ndonjë tregtari të paligjshëm artefaktesh, ai e raportoi zbulimin e tij te policia lokale dhe shërbimi arkeologjik për hetime të mëtejshme.

Kjo doli të ishte një lëvizje mjaft e mirë nga pikëpamja arkeologjike. Duke qenë se ai ndaloi sapo gjeti disa objekte, arkeologët profesionistë patën mundësinë të ndërhynin dhe të dokumentonin vendndodhjen e saktë të çdo artefakti. Dhe kishte vërtet shumë artefakte për të ekzaminuar.

“Thesari i Hoxne-s, i zbuluar në nëntor 1992, është një nga depot më domethënëse të arit dhe argjendit të periudhës së vonë romake në Britani,” shpjegon një punim shkencor mbi këtë temë.

“Për sa i përket vlerës së tij të pastër monetare, ai është renditur i pesti në ‘dhjetëshen e parë’ ndërkombëtare të depozitave të metaleve të çmuara nga shekulli II deri në shekullin VII pas Krishtit.”

I njohur tashmë si Depot e Hoxne-s, arkeologët gjetën një sasi të konsiderueshme materialesh. Koleksioni përfshin 15,233 monedha, enë argjendi, bizhuteri ari dhe shumë lugë të tjera, si dhe vegla tualeti.

“Përveç kësaj, u gjetën mbetje druri dhe materialesh të tjera organike, të cilat bënë të mundur vërtetimin se thesari ishte paketuar në një arkë druri me ndarje të brendshme, si dhe i mbështjellë me kashtë dhe tekstile për mbrojtje,” shton punimi.

Arka prej lisi dhe përmbajtja e saj besohet se janë vendosur aty qëllimisht diku në shekullin V pas Krishtit. Dihet se monedhat janë vendosur pas viteve 407/408 pas Krishtit, periudhë së cilës i përkasin disa prej tyre, megjithëse shumica ishin të prodhuara disa dekada më parë, duke u ofruar arkeologëve informacion se sa gjatë qëndronin në qarkullim monedhat romake.

Megjithëse arkeologët mund të mësojnë shumë nga ky thesar, mbeten ende shumë të panjohura. Besohet se thesari është fshehur qëllimisht, por nuk dihet arsyeja, shkruan IFL.

Në vitin 1993, Lawes mori një shpërblim për punën e tij të mirë kur depozita u deklarua zyrtarisht si “thesar i gjetur”, që do të thotë objekte me vlerë që janë fshehur qëllimisht dhe pronari nuk është kthyer t’i marrë. Në atë pikë, thesari i jepet Kurorës, e cila ua shet atë muzeve me vlerën e tregut. Kjo shumë iu dha gjetësit, Lawes, i cili e ndau atë me pronarin e tokës.