
Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).
Gjylameti merr drejtimin e këtij institucioni pas Manush Kullollit, i cili u emërua në këtë detyrë në mars të vitit 2025. AKU ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike për shkak të skandaleve që lidhen me sigurinë ushqimore, përfshirë rastet e produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara.
Emërimi i Gjylametit vjen pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku ajo nuk arriti të siguronte një mandat deputeti, pasi Olta Xhaçka mori më shumë vota në listën e Partisë Socialiste, duke e lënë Gjylametin jashtë Kuvendit.
Detajet mbi prioritetet dhe drejtimin e ri të AKU-së pritet të bëhen të ditura në vijim.