Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi/ PD bllokon foltoren dhe kërkon largimin e Ballukut nga salla


Kuvendi i Shqipërisë ka nisur zyrtarisht punimet për parlamentin për vitin e ri 2026. Pas nderimit të himnit kombëtar, grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të largohet nga salla zv.kryeministrja Belinda Balluku duke thënë “dorëzojani drejtësisë” e duke bllokuar foltoren e parlamentit në shenjë proteste. Pavarësisht kaosit, kreu i Kuvendit Niko Peleshi nuk e ka ndërprerë fjalimin.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i mbledhur rreth foltores që opozita e ka bllokuar duke kërkuar largimin nga salla të Belinda Ballukut, i është drejtuar Niko Peleshit duke e cilësuar si provokator të qytetarëve.

“Po bëni provokim jo ndaj opozitës, por ndaj qytetarëve. Nuk mund të bëheni mburojë e korrupsionit. Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh. Prania e ballukut në sallë kur duhet ti ishte dorëzuar drejtësisë, është krim nga ana juaj”, tha Blushi.