
Kryeministri i Hungarisë Orban tha se politika europiane e luftës formësohet dhe komandohet nga një trojkë gjermane.
Gjatë një fjalimi me anëtarët e partisë së tij, ai tha se presidentja e KE-së Von der Leyen, Kancleari gjerman Merz dhe kreu i grupit më të madh parlamentar të Parlamentit Europian Manfred Weber, janë treshja që komandon makinerinë gjermane të luftës në Europë dhe rreziku është i menjëhershëm.
“Meqë jemi mbledhur këtu duhet të flasim ndershmërisht për faktin se Europa sot kontrollohet nga një trojkë gjermane e luftës dhe për këtë rreziku është i menjëhershëm. Europa kontrollohet nga një makineri gjermane lufte. Presidentja e Komisionit Europian është gjermane, kemi Kancelarin gjerman sigurisht dhe përveç kësaj, kreu i grupit më të madh parlamentar të Parlamentit Europian është gjithashtu gjerman. Këta të tre janë ata që formësojnë politikën europiane të luftës.” – tha Orban.