
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm.
Bëhet me dije se vendin e tij e ka marrë Dashnor Sula, ish-deputet i PD.
Pas miratimit të ligjit, “Për inspektimet në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka hyrë në fuqi në maj të 2025, u paralajmërua se një sërë inspektoratesh, përfshirë AKU do të shkriheshin dhe riorganizoheshin në një sërë organesh inspektuese si në fushën e bujqësisë, mbikëqyrjes së arkivave; sigurisë dhe shëndetit në punë; në fushën e shëndetësisë, arsimit parauniversitar; turizmit; mbikëqyrjes së tregut; mbikëqyrjes së trashëgimisë kulturore; tokës, mbikëqyrjes së mjedisit dhe territorit.