Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë


Ervin Salianji në një postim në rrjetet socialeshkruan se modeli i kësaj mazhorance është modeli i grabitjes së qytetarëve.

Salianji u shpreh se se çmimi i shtrenjtë i naftës ka një ndikim të drejtë për drejtë në koston e jetesës dhe varfërinë e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!
Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.
Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!
Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.
Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!
Protesto!