Vendosni fjalën kyçe....

“Në narkoqeverinë e Edi Ramës vendimet merren nga kartelet, revolucioni i ri do e largojë” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha u bëri thirrje qytetarëve për kryengritje paqësore e revolucion të ri për ta fshihë emrin e Shqipërisë nga narkodiktatura.

Teksa iu drejtua qytearëve të mbledhur para kryeministrisë, kryedemokrati tha se me ndryshimin e qeverisë, vendi do kthehet sërish në tokën e bekuar për njerëzit e ndershëm e punëtorë.

Ai tha gjithashtu se çdo ditë dalin skandale të reja të qeverisë Rama ku vendimet merren nga kartelet e kokainës.

“Ju ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftëÇdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale. Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës. Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve. Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve. Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë. Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.” – tha Berisha.