Vendosni fjalën kyçe....

Berisha njofton protestë më 24 janar: T’i japim Ramës e lubi Ballukut mesazhe të qarta


Kreu i PD-së Berisha u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 24 janarit për t’i treguar vendin qeverisë Rama.

Në fjalën përshëndetëse në Foltoren e së hënës para kryeministrisë, kryedemokrati i kërkoi kreut të qeverisë që të mos i bëjë më presion Gjykatës Kushtetuese dhe të pranojë kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton. Opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën  të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës. Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës. Ndaj dhe me 24, të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, fuqinë e guximit të shqiptarëve, vizionin ne tyre, shpirtin e pamposhtur të popullit opozitar”, tha Berisha.

Ai shtoi më tej se Rama dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë do kenë fatin që meritojnë ndërsa nënvizoi se mesazhet e protestës së 24 janarit do jenë të qarta.

“Në një akt të papërgjegjshëm, poshtëron shqiptarët cdo ditë, duke u nxjerrë maskën e tij Lubi Ballukun, për tu thënë që unë as që pyes për ju. Dhe ne nuk do tu pyesim dhe do të kesh fatin që Meriton. Po ja ku do i themi ne në emër tuaj, edhe ne në mënyrë absolute nuk do pyesim për ju, dhe do kesh fatin që meriton. Të dashur miq, opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës. Të bashkohemi, të bisedojmë me çdo intelektual, pavarësisht nga qëndrimet e tij, të dalë nga konformizmi, të harrojë se konformizmi është sëmundja më e tmerrshme e një intelektuali.” – shtoi Berisha.