Vendosni fjalën kyçe....

“Vdekje Ajetullahëve, regjimi drejt kolapsit” – Berisha njofton rënien e shpejtë të qeverisë në Iran


Kreu i PD-së Berisha njoftoi sot se përmbysja e qeverisë iraniane është shumë pranë, falë atij që e quajti revolucioni demokratik.

Sipas kryedemokratit, masat e qeverisë iraniane kanë qenë brutale duke vrarë mbi dy mijë protestues. “Vdekje Ajetullahëve” e “Rroftë Irani i lirë e demokratik” shkruan Berisha.

“Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare. Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.

Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre! Rroftë Irani i lirë dhe demokrat! Vdekje Ajetullahëve!” – shkruan Berisha.