Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet Rruga e Arbrit, 10 km radha e automjeteve


Rruga e Arbrit është bllokuar si pasojë e motit të keq, ndërsa radha e automjeteve nga të dyja anët e aksit ka shkuar deri në 10 kilometra. Reshjet e shiut, breshërit dhe dëborës kanë vështirësuar qarkullimin, duke krijuar trafik të rënduar dhe vonesa të shumta për drejtuesit e mjeteve.

Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, veçanërisht në zonat malore, ku kërkohet përdorimi i gomave dimërore dhe zinxhirëve antirrëshqitës. Autoritetet këshillojnë gjithashtu respektimin e normave të lejuara të shpejtësisë dhe shmangien e manovrave të rrezikshme.

Njoftimi:

Apel për më shumë kujdes në rrugë.

Për shkak të motit të keq, me reshje shiu, breshëri dhe dëbore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të tregojnë më shumë kujdes gjatë qarkullimit.

Në zonat malore, drejtuesit e automjeteve të kenë me vete mjetet antirrëshqitëse dhe të përdorin goma dimërore.

Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.

Moderoni shpejtësinë

Mos kryeni parakalime të gabuara

Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit

Mos drejtoni automjetin nën efektin e alkoolit.

Shërbimet e Policisë po koordinojnë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve në të gjitha zonat ku ka prezencë të breshërit dhe dëborës, me qëllim pastrimin në kohë të rrugëve.

Ndiqni udhëzimet e shërbimeve policore dhe për çdo nevojë, telefononi në 112.