
Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar rrugët në njësinë Kukur, bashkia Gramsh, duke izoluar pesë fshatra.
Situata më e rëndë është në Rovjë, ku dëbora arrin deri në 70 cm dhe qarkullimi është i pamundur.
Prej mbi 24 orësh, nëntë fshatra janë pa energji elektrike dhe mësimi është pezulluar në 6 shkolla.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet, pasi deri tani nuk është marrë asnjë masë.