
Prej ditës së enjte Ujësjellës Kanalizimet në Fier ka vënë në dispozicion të qytetarëve të Fierit 15 autobotë për furnizimin me ujë të pijshëm.
Mjetet janë shpërndarë në katër rajonet e qytetit, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë banorëve në zonë
Furnizimi me ujë u ndërpre si pasojë e motit të keq në këtë qark.
Në terren janë angazhuar autobotë të UKF-së, si edhe disa autobotë private, të kontraktuar nga institucioni për të përballuar nevojat e banorëve.
Sipas UKF-së lëshimi i ujit të pijshëm në rrjet pritet të nisë pas tërheqjes së ujit të përmbytjeve nga puset që furnizojnë qytetin.
Procesi do të shoqërohet paralelisht me monitorimin e cilësisë së ujit, për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.