Vendosni fjalën kyçe....

Ervin Salianji takohet nesër me demokratët në Korçë



Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, ka njoftuar takimin e radhës me demokratët dhe mbështetësit e tij.

Salianji bëri publik njoftimin përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se takimi do të zhvillohet nesër në Korçë, në ambientet e Kinema Majestik, në orën 17:00.

“Nesër, shihemi në Korçën e shtrenjtë, Kinema ‘Majestik’, ora 17:00”, shkroi Salianji në postimin e tij.

Ky takim është pjesë e turit të Salianjit, i cili deri tani ka zhvilluar takime me demokratët në qytete të ndryshme si Durrësi, Elbasani, Gjirokastra dhe Shkodra.