
Si pasojë e rritjes së nivelit të ujit, situata në Novoselë vijon të përkeqësohet, duke paraqitur rrezik për banorët dhe pronat e tyre.
Në një njoftim zyrtar, Bashkia e Vlorës bën me dije se të gjitha kapacitetet janë angazhuar në terren dhe strukturat përkatëse ndodhen në gatishmëri të plotë për të asistuar banorët, si në rastet kur nevojitet evakuim, ashtu edhe për marrjen e masave për shpëtimin dhe sigurinë e bagëtive.