
Izh-zv.kryeministri Ahmetaj denoncoi kryeministrin Rama për Eco Parkun.
Ai tha se ka dokumente të bëra publike tashmë që Rama ka urdhëruar prokurimin e drejtpërdrejtë të Eco Parkut.
Ish-numri dy i qeverisë tha se Rama ia ka ngecur ish-ministrit të Mjedisit Eco Parkun dhe e kërcënon që të mos flasë.
Ahmetaj tha gjithashtu vajza e bashkësjortes së Ramës, ka bërë projektin e Eco Parkut dhe është paguar me lekët e inceneratorëve.
“Ku shkojnë 29 euro që paguajnë shqiptarët për incerimin, gati 15 euro. Te cili nënkontraktor zhduken paratë si uji në rërë. A po hetohen kompanitë nënkontraktore të inceneratorëve. U mundua Altin Dumani të ma ngjiste mua, po nuk iu ngjitën ato që donte. Unë s’kam qenë asnjëherë depozita e Ramës siç janë Bashkia, Ministria e Infrastrukturës, AKSHI dhe Shëndetësia. Unë e kam respektuar shtetin. Ia kanë ngec Lefterit Eco Parkun. Eco Parku është bërë dy vjet para. Tani e kërcënojnë, shiko se tani të fusim prapë brenda. Eco Parkun e ka bërë Edi Rama. Ka letër publike që Rama urdhëron bërjen e prokurimit të drejtpërdrejtë. Fëmija e zonjës së tij ka bërë projektin, është paguar nga inceneratorët. Ku është zëvendësi i atëhershëm Alqi Bllakos që ka firmosur për Eco Parkun.” – tha Ahmetaj.