Vendosni fjalën kyçe....

Altin Goxhaj akuzon PD-në: Tryeza e opozitës është veçse një fasadë


Avokati dhe kryetari i Aleancës Konservatore për Shqipërinë, Altin Goxhaj, ka reaguar lidhur me tryezën e thirrur nga Partia Demokratike për krijimin e një fronti opozitar, duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë dhe se procesi po drejtohet nga persona që ai i quan “të lidhur me Soros”.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se PD-ja ka thirrur një takim për një “fron të përbashkët opozitar”, por sipas tij organizimi i tryezës po kryhet nga Alfred Lela, të cilin ai e quan “Lelua i Soros”.

Goxhajt thotë se“ftesa për të do ketë humbur rrugës për shkak të shirave dhe përmbytjeve”, duke ironizuar mungesën e ftesës për Aleancën Konservatore.

Goxhaj kujton periudhën e vitit 2022, kur thotë se i propozoi Sali Berishës krijimin e një “Fronti të Shpëtimit Kombëtar”, i cili kulmoi me protestën e 7 korrikut. Sipas tij, ai front ishte i vetmi moment ku opozita kishte realisht mundësi ta sfidonte qeverinë.

Ai thekson se pas protestës, PD-ja e shndërroi frontin në një fasadë të partisë dhe se “kastës së PD-së iu tremb më shumë suksesi i Frontit sesa PS dhe Rama”.

“Natyrisht që brenda pak muajve u tërhoqëm dhe u lamë atyre si kujtim fotografitë e 7 Korrikut 2022… atë ditë PD pati shansin e fundit për të themeluar një opozitë reale dhe e shkeli”, shkruan ai.

 

Postimi i Altin Goxhajt:

Nesër nuk do të jem në tryezën e thirrur nga Lelua i Soros.. desha të them Sali Berisha! (për më shumë më ndiqni sot në 19:30 MARATONË LIVE në Tru Pod Albania i ftuar i Shpend Gashi si çdo të Enjte)

Nesër PD, sipas medias ka thirrur një tryezë për një fron të përbashkët opozitar, dhe sot mësoj se me organizimin dhe me ftesat qenkërka marr Lelua i Soros Ftesa ime do ketë humbur rrugës për shkak të shirave dhe përmbytjeve

Natyrisht që nuk është ftuar askush nga Aleanca Konservatore Për Shqipërinë, por më mirë! Kur mendon se me krijimin e këtij fronti është caktuar të merret Lelua i Soros kuptohet edhe se çfarë do pjellë!

3 vjet e gjysëm më parë, kur unë i propozova Berishës dhe mora përsipër të isha kreu i grupit të punës së krijimit të Frontit të Shpëtimit Kombëtar që u kurorëzua me Protestën më të madhe në dekada në 7 Korrik 2022, patëm sukses sepse ditëm çfarë po bënim, pse, dhe me kë!

Krijuam frymë duka bashkuar të gjithë zërat dhe aktivistët e pakapur nga Soros dhe krijuam pritshmërinë të jashtëzakonshme për të mundur Veliajn 1 vit më vonë! Asnjëherë nuk kemi parë një tryezë si ajo e 23 Qershorit 2022 që themeloi Frontin: ajka e ajkës së aktivizmit opozitar dhe natyrisht të pakapur nga Soros! Ndaj dhe në Korrik, në muajin që kurrë nuk ishin organizuar protesta masive që nga rrëzimi i Nanons në 1991, erdhi gjithë qytetaria e Tiranës duke mbushur Bulevardin deri tek Skënderbu!

E vetmja gjë që nuk mund të kuptonim ishte se më shumë nga Fronti Qytetar që krijuam u tremb më shumë kasta e PD se sa PS dhe Rama!

Pas 7 Korrikut 2022 PD dhe Berisha bënë çdo gjë për ta reduktuar Frontin në një fasadë të një partije, që nuk kishte asnjë qëllim për të fituar ndonjëherë ndonjë palë zgjedhje por thjesht të ruante pushtetin e brendshëm politik dhe të bënte pazare të rëndomta!

Natyrisht që brenda pak muajve u tërhoqëm dhe u lamë atyre si kujtim fotografitë e 7 Korrikut 2022 që ti përdorin për Muzeun Historik me mbishkrimin:

“Na ishte një herë PD, në ditën kur e pati shansin e fundit për të themeluar një opozitë reale dhe e shkeli për pazaret e rëndomta me Soros hde Ramën, duke e lënë Shqipërinë e mbetur që ta shqyenin zogjtë e qyqes e Soros”.

Ndaj dhe nesër në tryezë do të ketë një përpjekje për fasadën e radhës se nuk u ka mbetur më asgjë për të thënë, sepse s’ka kush ti besojë më!!!

Unë nuk isha naiv që të besoja tek Berisha në Qershor 2022 kur e propozova Frontin, e dija që ishte 50% me 50% mundësia e seriozitetit, por oferta për krijimin e Frontit ishte kaq bombë, unike, e jashtëzakonshme, por si SHANS I FUNDIT për Shqipërinë, sa isha i bindur që ja vlente sikur edhe 1% përpjekja. pavarësisht kostos së lartë të dështimit!

MOS E HARRONI SE NË 7 KORRIK 2022 NE TREGUAM SE NE MUND TA SHPËTONIM SHQIPËRINË!

Një herë na u dha rasti në 33 vjet, propozuam vizionin, na u dhanë rolet politikë dhe mediatikë, dhe gjithë shqiptarët e pamë se çfarë mund të bënim!

Por kjo vërtetoi se Ramën nuk e mban në pushtet fuqia e pushtetit por tradhëtia e Opozitës së shitur në pazare dhe halle personale!

Kjo është arsyeja pse u divorcova me PD në 2022!

Mund të rrija që të prisja ditën që të isha debutet i listave symbylltazi me ta! Do gëzoheshin shumë dashamirës dhe të afërm! Por do më dukej vetja si ata që janë aty në Parlament! Një ndër arsyet pse Rama dhe Soros po vrasin Shqipërinë! Një ndër tradhëtarët e kënaqur.. një “ndër derrat e kënaqun”!

P.s.

  1. Për këdo që ka ndonjë pikëpyetje, le të pyesë Berishën se pse 24 orë pasi u takua me mua në Qershor 2022, ku i propozova dhe ra dakort me idenë e krijimit të një Fronti të Rezistensës Kombëtare, punësoi me urgjencë njeriun e Soros si shefin kryesor të PD për imazhin, median, protestat, marrëdhëniet publike dhe mbi të gjitha kontrollin e narratives: kush ja propozoi emrin e Alfred Lelës: Andi Dobrushi, Drejtori i Soros apo ndonjë korier tjetër (për të bërë lojë me dy porta, një me ne dhe një me Soros)? E kishte ndarë mendjen që në fillim që donte të përdorte për fasadë Frontin e Shpëtimit Kombëtar apo e vendosi pas 7 Korrikut 2022? Këtë pjesën se kur, para apo pas 7 Korrikut, u mor vendimi, për ta zhbërë Frontin si formacionin e madh shpëtimtar të opozitës e për ta kthyer në fasadë, e kam enigmë dhe unë sot e kësaj dite
  2. Kujtoj që kur më tha Lelua i Soros 24 orë para protestës se i kishte anuluar 5000 posterat A1 të porositura nga unë në emër të Frontit me sloganin “MAFIA SOROS NONGRATA” sepse ai personalisht nuk besonte në teoritë konspirative me Soros (dmth e kishte pushtetin për këtë vendim), pasi ja plasa në sy se çfarë ishte dhe për kë punonte, u detyrova që të printoja me lekët e mia 200 postera A3, siç kisha një jetë që bëja në çdo protestë të Opozitës kur Lelua i Soros punonte për Lulin e Soros!