
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në rrugën e Arbrit, ku një mjet borëpastrues ka përplasur një automjet tip Volkswagen, i cili më pas u përplas me dy automjete të tjera.
Ngjarja ndodhi pranë tunelit të Murrizit, në drejtim të Klosit.
Si pasojë e përplasjes, disa persona janë lënduar, ndërsa drejtuesi i Volkswagen-it u dërgua në spital për trajtim të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rrethanat e aksidentit.