
Reshjet e rrëshqitjet e dherave kanë bllokuar plotësisht rrugën Qafë Plloçë-Qukës.
Bllokimi do jetë deri në pastrimin e zonave problematike ku ka pasur rrëshqitje dherash për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm pas atij të paradites së sotme ku një makinë u godit nga dherat duke rrezikuar jetën e drejtuesit të mjetit, shkruan BW.
Policia Rrugore kanë ridrejtuar makinat nga rruga e vjetër duke mos lejuar lëvizjen e makinave në rrugën e re. Rriuga Qafë Plloçë – Qukës u përuruar me këngë e valle pak muaj më parë ndërsa kostoja e saj ishte 260 milionë euro.
Pak javë më parë, rrëshqitja e një masivi shkëmbor e bllokoi për disa ditë të njëjtën rrugë.