Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në vend/ Ministri Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar problematika, pa pasoja serioze për jetën e qytetarëve.

Situata po monitorohet me prioritet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore, rritje të ndjeshme të niveleve të lumenjve.

Sipas IGJEO-s, reshjet intensive pritet të vijojnë deri më 8 janar.

Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri të plotë.

Qytetarët ftohen të shmangin zonat me risk dhe të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në rast nevoje.